“Fake” thotë Tayna me këngën e re, vjen sensuale në videoklip

Po cilësohet si senzacion i verës.

ShowBiz

18/08/2018 18:34

Tayna është reperja e re shqiptare, e cila ka debutuar fuqishëm në tregun muzikor, shkruan lajmi.net.

Pas dy projekteve të suksesshme “Columbiana” dhe “Shqipe”, Tayna është rikthyer me këngë të re.

Bëhet fjalë për projektin me titull “Fake”, i cili sapo u publikua në kanalin YouTube, i vizuelizuar edhe me klip.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë reperja, për muzikën është përkujdesur “Cricket”.

Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën më të re nga Tayna “Fake”, në klipin e së cilës vjen tejet joshëse. /Lajmi.net/

YouTube player