Faji i Mourinhos, ja vendimi i fundit nga Pogba

Paul Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Sport

26/09/2018 07:38

Paul Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Mesfushori ka humbur statusin e zëvendës kapitenit nga Jose Mourinho.

Dhe, ai është kundërpërgjigjur duke vendosur të largohet nga Old Trafford, shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”.

Reprezentuesi francez nuk e kupton arsyen e ndëshkimit të ri nga Mourinho, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka qenë tri herë kapiten i Manchester United gjatë këtij sezoni.

Në ndërkohë, Pogba ka zgjuar interesim nga Juventus dhe Barcelona. /Lajmi.net/