“Faji është i yni, jo i gjyqtarëve”

Dani Carvajal ka komentuar humbjen e Real Madridit në La Liga.

Sport

13/01/2018 20:50

Kampionët janë mposhtur 0-1 në ‘Santiago Bernabeu’ nga Villarreali, për t’u thelluar në krizë, e për të mbetur edhe më larg Barcelonës.

Pas ndeshjes, ky rezultat iu atribua edhe gjyqtarëve për mos akordimin e penalltive.

Por kështu nuk mendon mbrojtësi spanjoll i Realit, Dani Carvajal.

“Gjyqtarët mund të bëjnë gabime sikurse ne, sepse janë njerëz, ne nuk kemi humbur për fajin e tyre, por për fajin tonë”, ka deklaruar Carvajal./Lajmi.net/