Fadil Vokrri, futbollisti që ia pati frikën i gjithë Ballkani

Legjenda e futbollit kosovar dhe njëherit kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dje ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Sport

10/06/2018 09:11

Vokrri gjeti vdekjen në moshën 57 vjeçare derisa po stërvitej në një qendër fitnesi në Prishtinë.

Ish presidenti i FFK-së ka pasur si karrierë të pasur si futbollist, e po ashtu edhe si drejtues i institucionin më të madh të futbollit në Kosovë, të cilin e bëri anëtar të UEFA-s dhe FIFA-s.

Si futbollist, Vokrri vitet më të mira të karrierës i ka pasur te Prishtina dhe Partizani i Beogradit.

I cilësuar si ‘Maradona shqiptar’, Vokrri ka qenë thjeshtë i paarritshëm për të tjerët, duke qenë frika e gjithë Ballkanit në terrenet sportive./Lajmi.net/