Fadil Berjani, kandidati për kryetar të Odës Ekonomike që ka problem me të shkruar shqip /FOTO

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka shpallur kandidaturën për të qenë Kryetar i Odës Ekonomikë të Kosovës.

Lajme

26/05/2018 18:46

Berjani, anëtar i LDK-së, garantoi se do të jetë zë i fuqishëm i bizneseve.

Ai tha se do të jetë opozitë e fortë pa marr parasysh se cila parti do të jetë në qeveri.

Berjani për kandidaturën e tij ka marrë shumë urime në Facebook, disa nga to edhe nga zyrtarë të LDK-së, përfshirë edhe deputeten e kësaj partie, Besa Gaxherri.

Mirëpo, gjatë kthimit të urimeve që Berjani ka marrë, ka treguar se ka probleme të theksuara me shkrimin e gjuhës shqipe, raporton lajmi.net.

Ka qenë gazetari Sylejman Blaku që e ka uruar Berjanin për kandidaturën për kryetar të OEK-ut, mirëpo reagimi i tij ndaj këtij urime tregon mangësi në të shkruar.

“Flm. I nderuar rrespekt perju ni gazetar i nivelit te lart un kerkoj nga te gjith gazetaret te jen real te perkrahet ma i miri sepse un kam shty procese perpara e nuk kam marr pag qe 11. Vite Esht shqetsuse kur thot kunderkandidati se do tja kthej dinitetin OEK-ut A aj esht pjes qe 11. Vite dhe merr pag ne OEK-ë E un kam shty procese perpara Te jet ni gar Fer-Plej Rrespekt S.S”, kjo është përgjigja në urime.

Pra siç shihet Berjani, që synon ta udhëheqë institucionin kryesor të biznesit kosovar, ka shumë probleme në të shkruar të gjuhës shqipe.

Kuptohet se shkrimet në Facebook nuk janë zyrtare dhe nuk kërkohet përdorimi i fjalëve saktësisht siç shkruhen, megjithatë janë disa fjalë që shfaqin mungesën e të shkruarit korrekt të Berjanit.

“Ai” për Berjanin është “aj”, “respekt” është “rrespekt”, “t’ia” është “tja”, “dinjitetin” është “dinitetin”, e plot fjalë tjera.

Berjani për kundërkandidat për kryetar të OEK-ut do ta ketë Berat Rukiqin, i cili kohë më parë e ka bërë zyrtare kandidaturën e tij. /Lajmi.net/