Facebooku nuk është falas! (Video)

"Nëse nuk paguani, atëherë ju jeni produkti," është mesazhi kryesor në këtë video, shkruan lajmi.net

Fun

11/04/2017 08:46

A keni menduar ndonjëherë se si funksionon kompania Facebook, përderisa ne e përdorim falas, në çdo kohë dhe në çdo vend që duam?

Facebooku di të gjitha të dhënat tuaja. Ju paguani me identitetin tuaj. Facebooku di preferencat tuaja, di çdo detaj tuajin.

Ato regjistrojnë çdo pëlqim tuajin dhe në këtë mënyrë ju ofrojnë faqe të ngjajshme me ato pëlqime, dhe në këtë mënyrë që ju bleni, kompania Facebook fiton.

Gjithashtu, nëse ju e fshini faqen tuaj të facebookut, nuk do t’i ikni kompanisë Google. Sa herë që keni kërkuar në youtube, keni hapur gmail, apo çkado tjetër, ju keni qenë produkti i biliona dollarëve të kompanive.

Shikoni videon më poshtë për të kuptuar më shumë. /Lajmi.net/