Facebooku ju njeh më mirë se miqtë dhe familja juaj

Hulumtues nga Universiteti Stanford kanë shpikur një program i cili mund të zbulojë personalitetin tuaj më mirë se miqtë tuaj duke analizuar mesazhet që ju i ‘pëlqeni’ në rrjetin social Facebook.

Lifestyle

13/01/2015 21:43

Rezultatet treguan që duke i përcaktuar ‘pëlqimet’ në Facebook, ky modul i kompjuterit ishte në gjendje që të parashikojë personalitetin e një personi më saktë se shumica e miqve dhe familja e tij.

Duke analizuar pëlqimet, vetëm bashkëshorti i një personi ishte në gjendje që të rivalizonte kompjuterin për saktësinë e tipareve psikologjike, transmeton Lajmi.net.

“Në të ardhmen, kompjuterët do të jenë në gjendje që të tregojnë tiparet tona psikologjike dhe të reagojnë në përputhje me rrethanat, duke bërë kështu që të shfaqen makina emocionalisht-inteligjente dhe me aftësi shoqërore”, tha autori i studimit Wu Youyou nga Kembrixhi.

Studiuesit, duke përdorur 86,000 vullnetarë për studim, ranë në përfundim se ky lloj i inteligjencës artificiale ka potencial që të dijë më shumë dhe më mirë për ne se sa miqtë dhe familja jonë më e ngushtë.