Facebook me karakteristika të Snapchat

Prekeni butonin magjik në këndin e poshtëm të majtë për të pasur qasje në filtra, një buton për tekst dhe ikona të animuara.

Auto & Tek

29/06/2015 18:24

Facebook do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit që të manipulojnë me fotografitë e tyre para se t’i postojnë ato në rrjetin social.

Sipas TechCrunch, Zuckerberg duket se është duke testuar një ngarkues të fotografive të ngjashëm me Snapchat, i cili do t’i lejojë përdoruesit që t’i editojnë fotografitë me tekst, filtra dhe ikona të animuara, transmeton Lajmi.net.

Vetëm zgjidhni një fotografi njëjtë si do ta zgjidhnit normalisht dhe do të shihni një linjë vertikale në gjithë imazhin. Nga aty, ju mund të rrëshqitni djathtas për të zgjedhur filtra të ndryshëm.

Ju gjithashtu do të mund të prekni butonin në formë shkopi magjik në këndin e poshtëm të majtë, për të hyrë në një numër mjetesh të tjera të redaktimit, të tilla si filtra, buton teksti, ikona të animuara dhe aftësinë për të etiketuar fotografinë.