Facebook krijon laserë që lidhin tërë botën në internet

Shumica e njerëzve përdorin Facebook për të postuar fotografi personale, të veturave apo të ushqimeve, por Mark Zuckerberg ka bërë diçka më ndryshe.

Auto & Tek

02/07/2015 21:01

Ai në një sezion të Q&A dje ka folur për planet e kompanisë së tij për t’i përdorur laserët për të lidhur më shumë zona në internet, dhe sot ai ka postuar disa demonstrime me fotografi nga Connectivity Lab.

11707329_10102217071532671_5041126226207558807_n11667398_10102217071323091_4666960611043122635_n

Sipas themeluesit të Facebook, ne nuk do të jemi në gjendje që t’i shohim rrezet, por këto lidhje do të rrisin shpejtësinë e dërgimit të të dhënave në mënyrë dramatike në distanca tepër të largëta, transmeton Lajmi.net.

Ky është vetëm një nga projektet në zhvillim që ka Facebook. Vitin e kaluar Facebook përmendi edhe kombinimin e kësaj teknologjie me laser me dronë dhe satelitë për të ndihmuar një miliardë njerëzit e tjerë të kenë qasje në internet me Internet.org, dhe duket se puna për këtë është duke vazhduar.

Si pjesë e Internet.org, ne jemi duke punuar në mënyra të ndryshme për t’i përdorur dronët dhe satelitët për t’i lidhur me internet miliardin tjetër të njerëzve që nuk jetojnë në një gamë të rrjeteve wireless.

Connectivity Lab është duke ndërtuar një sistem komunikimi me laser që mund të dërgojë të dhëna nga qielli tek komunitetet. Kjo do të rrisë në mënyrë dramatike shpejtësinë e dërgimit të të dhënave në distanca të largëta.

Normalisht ju nuk do të jeni në gjendje që t’i shihni rrezet aktuale, por për këtë demonstrim ne i bëmë ato të dukshme. Ky është vetëm njëri nga projektet që jemi duke punuar, por isha i ngazëllyer që ta ndajë këtë me ju,” shkroi Zuckerberg në profilin e tij në Facebook.