Facebook vjen me ‘artikujt e çastit’

Përveç reduktimit të kohës së nevojshme për të hapur linçet, Facebook është duke punuar në një veçori të re që do t’i mbajë përdoruesit më shumë në platformën sociale.

Auto & Tek

04/05/2015 15:50

Për të rritur trafikun në platformën e saj, gjiganti social Facebook do të prezantojë shumë shpejtë një veçori të re të quajtur “artikujt e çastit”.

Kjo do t’i lejojë përdoruesit që të lexojnë artikuj nga burime të ndryshme drejtpërdrejt nga Facebook, transmeton Lajmi.net.

Në vend se të jenë të detyruar që të klikojnë në linçe për të hapur artikujt që më pas i dërgojnë në faqen e botuesit, ku artikujt origjinal janë të postuar, kjo veçori do të reduktojë kohën që përdoruesit e kalojnë duke klikuar në artikujt e postuar me linçe.

Kjo është diçka e ngjashme me funksionin puls të LinkedIn dhe aftësinë e Twitter për t’i lejuar përdoruesit e aplikacionit që t’i lexojnë artikujt web në vetë Twitter-in, transmeton Lajmi.net.

Facebook tha se kjo veçori do të çojë në rritjen e lexuesve për shkak të kohës më të shpejtë të ngarkimit, në krahasim me tetë sekondat e zakonshëm të nevojshëm për të hapur një linç.

Përmes kësaj veçorie webfaqet dhe portalet – të cilat shumicën e vizitorëve në faqet e tyre i marrin përmes postimit të linçeve të tyre në Facebook – do të humbin dukshëm vizitorë, pasi që artikujt do të lexohen direkt në Facebook pa klikuar në linkun e tyre.