Facebook-u arrin 1.59 miliardë përdorues, feston Mark Zuckerberg (FOTO)

Themeluesi i gjigandit të rrjeteve sociale, Marck Zuckerberg, falenderon 1.59 miliardë përdoruesit që zgjodhën Facebook-un.

Fun

28/01/2016 00:04

Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë një përditesim të ‘progresit të komunitetit për të lidhur botën’, siç e quan ai.

“Komuniteti ynë tani ka mbi 1.59 miliardë njerëz. Më shumë se 1 miliard njerëz përdorin Groups. Gati 1 miliard përdorin WhatsApp. Më shumë se 19 milionë njerëz të cilët më herët nuk kishin internet, tani lidhen përmes Internet.org.” shkruan ai.

“Në vitin 2015 njerëzit u bashkuan në shumë mënyra të ndryshme në Facebook. Ne festuam momente të lumtura, nga Super Liga Indiane deri te dalja e Star Wars.

Me miliona njerëz u mblodhën të mbështesin Nepalin pas tërmetit, Francën pas sulmeve në Paris dhe të gjitha ata të prekurit nga kriza e refugjatëve. Dhe çdo ditë, me qindra njerëz e përdorën Facebook-un vetëm për t’u lidhur me të dashurit.

Faleminderit që jeni pjesë e komunitetit tonë, dhe që na ndihmoni të bashkojmë botën.” përfundoi ai.

12642814_10102621100061261_4894012145628812822_n