Facebook thotë se njerëzit duhet të jenë aktivë në postime për të qenë më të lumtur

"Në përgjithësi, kur njerëzit kalojnë shumë kohë duke konsumuar informata pasivisht, duke lexuar por duke mos u kyçur në postime, do të ndihen më keq pastaj”

Auto & Tek

16/12/2017 16:08

Përdorimi i Facebookut pa kontribuar në formë të mesazheve dhe komenteve në postimet e miqve, do të ju bëjë të ndiheni keq, ka thënë kompania.

Në një postim në një blog, Facebook është bazuar në disa hulumtime duke thënë se “në përgjithësi, kur njerëzit kalojnë shumë kohë duke konsumuar informata pasivisht, duke lexuar por duke mos u kyçur në postime, do të ndihen më keq pastaj”.

Në të njëjtën kohë, rrjeti i madh social thotë se komunikimi i rregullt me miqtë është përmirësim në jetën e njeriut, transmeton Albinfo.ch.

Postimi vjen nga hulumtuesit shkencorë të kompanisë, pikërisht në ditët kur po vihet në pikëpyetje efekti i rrjeteve sociale në shoqëri.

“Në një eksperiment, studentët e Universitetit të Michiganit u detyruan të lexojnë për dhjetë minuta në Facebook dhe ata ishin më keq në disponim në krahasim me studentët që kishin postuar apo biseduar me miqtë e tyre në Facebook”, ka shkruar kompania.