Facebook tani përdoret nga gjysma e botës online

Gjysma e popullsisë së botës që vlerësohet të kenë qasje online tani përdorin Facebookun të paktën një herë në muaj, njofton kompania.

Auto & Tek

30/07/2015 09:20

Facebook tha se numri i njerëzve të cilët e përdorin atë është rritur për 13% në 1.49 miliardë në vetëm tre muajt e fundit.

Numri është i barabartë me gjysmën e vlerësuar të tre miliardë njerëzve të cilët e përdorin internetin në mbarë botën, transmeton Lajmi.net.

Nga këta përdorues, thuhet se 65% prej tyre tani e përdorin Facebookun çdo ditë. Rritja e përdoruesve aktiv ka ndihmuar që Facebook t’i rrisë edhe të ardhurat në tremujorin e dytë.

Të ardhurat nga reklamat ishin një faktor shumë i madh, duke llogaritur më shumë se tre të katërtat e totalit.

Në SHBA, kompania tha se njerëzit tani janë duke kaluar më shumë se një në çdo pesë minuta në Facebook me celularët e tyre.

Këtë njoftim e bëri Mark Zuckerberg në një postim në Facebook, ku paraqiti edhe një grafikë me të dhënat.

Në postimin e tij, Mark tha: “Në vitin 1876, viti kur u krijua telefoni i parë, rreth  1.49 miliardë njerëz ishin në botë. Me çdo gjeneratë, bota është duke u afruar edhe më shumë së bashku. Një ditë komuniteti ynë do të lidhë çdokënd. Faleminderit që jeni pjesë e misionit dhe komunitetit tonë”. (Lajmi.net)

11817126_10102273327714831_2192599927441555101_n