Facebook tani ju lejon që të shtoni ‘Stickers’ në fotografi

Përdoruesit e Facebook tani do të jenë në gjendje që të shtojnë stickers (figurat e animuara të rrjetit social) në fotografitë e tyre duke përdorur aplikacionin e rrjetit social për iOS dhe Android.

Auto & Tek

20/02/2015 16:52

Më herët, Facebook e bëri të mundshme që përdoruesit të shtojnë këto figura në fotografi, por me një aplikacion tjetër, që ishte e mërzitshme për përdoruesit.

Tani, një opsion i ri për ‘Stickers’ është në dispozicion kur një përdorues ngarkon një fotografi në Facebook nga celulari i tij, transmeton Lajmi.net.

Veçoria e re lejon që këto figura të animuara të mund të vendosen në çdo vend në fotografi. Gjithashtu, përdoruesit mund t’ua ndryshojnë madhësinë dhe t’i vendosin në pozitën të cilët dëshirojnë.