Facebook tani ju gjurmon kudo në internet

Rregulla e re e privatësisë në Facebook e lejon faqen që të gjurmojë aktivitetin tuaj edhe nëse dilni nga rrjeti social. Kjo për shkak që ne, me apo pa vëmendje, e pranuam këtë rregull në janar.

Auto & Tek

04/02/2015 17:25

Ky ndryshim bën që kompania të mbledhë të dhëna nga çdo aktivitet në internet, dhe gjithashtu mbledhë të dhëna nga ju dhe miqtë tuaj të cilët e përdorin Facebook.

Kjo gjithashtu lejon faqen që të ketë qasje në informata të rrjeteve tjera, duke përfshirë edhe Instagram, transmeton Lajmi.net.

Facebook nuk shpërndanë të dhëna me WhatsApp-in, tha kompania.

Facebook thotë se për këtë i ka njoftuar përdoruesit kur shfaqi gjatë janarit rregullën e re të privatësisë, dhe ata e pranuan atë, ndonëse e lexuan me vëmendje apo jo.

Ky ndryshim ka bërë që të hapen tema diskutimi në mbarë botën, për atë që Facebook është si një vëlla i madh, i cili të mbikëqyr se çfarë po bën.