Facebook, Storie edhe për desktop – Lajmi.net
Facebook, Storie edhe për desktop
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 23:46, 7 August 2017
Facebook është mjaft entuziast për suksesin e “Stories” në Instagram, format i klonuar nga Snapchat, aq sa e dëshiroi dhe në platformën e vetë.

Për këtë ka qëllim ta bëjë të disponueshme edhe në versionin desktop, jo vetëm në aplikacion. Kjo konfirmohet nga një zëdhënës i kompanisë për TechCrunch, sduke shpjeguar disa teste para se risia të vijë për të gjithë.

Storie në Facebook nuk kanë arritur akoma atë sukses si Instagram apo WhatsApp (këtu quhen Status).

Formati shërben për të rrëfyer pikërisht ditën me video e foto të pasuruara me tekste, emoji dhe vizatime. Një rrëfim që zhduket pas 24 orësh, në vazhdën e filozofisë së Snapchat.

Sipas të dhënave të fundit të rrjetit social, çdo ditë janë 250 milionë përdorues të Storie në Instagram, dhe pothuajse njësoj si statuse në WhatsApp.

Përdoruesit e përditshëm të Snapchat janë rreth 166 milionë. Gjithnjë me qëllimin për të vjedhur përdoruesit e Snapchat, Facebook po i bën historitë në rrjetin social edhe “publik” për vipat dhe njerëzit e njohur, kompania apo firma. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Desktop, Facebook, storie

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Turbo Racing 3