Facebook sjellë një mënyrë të re të shfaqjes së videove

Facebook është duke e përgatitur një mënyrë të re të shfaqjes së videove në rrjetin social, duke hapur kështu dyert për një burim të ri të reklamimit në të njëjtën kohë.

Auto & Tek

02/07/2015 14:08

Veçoria e re, e quajtur ‘Videot e Sugjeruara’, do të lansohet së pari për iOS në javët në vazhdim dhe më pas edhe në platformat e tjera të tilla si Android dhe për Web.

Veçoria punon në këtë mënyrë:
Kur një përdorues klikon në një video në News Feed, shfaqet një zonë e re me videot e lidhura nga partnerët e Facebook, të cilat mund t’i shohin përdoruesit.

Disa prej këtyre videove do të jenë reklama dhe, kur një përdorues e shikon njërën nga këto video, atëherë Facebook do t’i ndajë paratë e reklamimit me partnerët që kanë futur videon, transmeton Lajmi.net.

Nëse një përdorues klikon një video të ndonjë loje basketbolli që një mik i tij në Facebook e ka ngarkuar, atëherë ‘Videot e Sugjeruara’ do të përmbajnë video nga NBA së bashku me reklamat.

Nëse përdoruesi e shikon reklamën, Facebook do ta ndajë fitimin nga ajo reklamë me NBA-n. Kjo është mënyra se si do të funksionojë kjo veçori e re.