Facebook sjellë butonin e dedikuar për GIF në Messenger

Facebook është duke testuar një buton të dedikuar për fotografitë e formatit GIF, i cili i lejon përdoruesit të gjejnë dhe dërgojnë GIF me vetëm dy prekje.

Auto & Tek

06/07/2015 13:49

Një buton i dedikuar për GIF do ta bëjë shpërndarjen e imazheve GIF shumë më të lehtë se sa metoda aktuale, në të cilën përdoruesve u kërkohet të shkarkojnë një imazh GIF apo një aplikacion për të dërguar përmbajtjen e tillë.

Sipas njoftimit, butoni për GIF, i cili ka filluar tashmë të shfaqet tek disa përdorues të Messenger, përmban një numër imazhesh GIF që janë trend nga Giphy dhe Riffsy, kompani këto të cilat prodhonin aplikacione të dedikuara për Messenger për të ndihmuar në hapjen dhe shpërndarjen e imazheve GIF, transmeton Lajmi.net.

Por, problemi është se zgjedhja e imazheve GIF është e kufizuar.

Një zëdhënës i kompanisë tha se imazhet GIF po përdoren shumë në rrjetet sociale dhe është parë se kanë sukses në Messenger. Ai tha gjithashtu se me këtë veçori, ata janë duke testuar mënyra të reja për ta bërë më të lehtë që përdoruesit të dërgojnë përmbajtje të tilla si GIF me vetëm pak prekje.