Facebook sjell karakteristika të reja për urimet e ditëlindjeve (FOTO)

Facebook po nxjerrë një mënyrë për t’i bërë urimet e ditëlindjes për miqtë tuaj disi më personale.

Auto & Tek

23/02/2016 18:05

Kompania njoftoi të hënën mbi një karakteristikë që ju lejon të regjistroni video deri në 15 sekonda të cilën mund ta shpërndani në kohështritjen e një miku. Dhe do të jeni gjithashtu në gjendje të zgjidhni ndërmjet kornizave me temë ditëlindje për të veshur videon tuaj.

Kjo karakteristikë do të jetë e vlefshme për përdoruesit e Facebook në pajisjet iOS duke filluar nga e hëna; do të vijë dhe për Android në muajt në vazhdim,ka thënë Facebook.

Për të bërë një video ju duhet të vizitoni profilin e mikut tuaj përmes aplikacionit të iOS dhe zgjidhni ikonën e videove direkte aty ku ju zakonisht do të shkruanit mesazhin e urimit për ditëlindje. Që aty ju mund të zgjidhni opsionin të regjistroni dhe shpërndani videon në murin e personit.

Duke vlerësuar se karakteristika e njoftimit të ditëlindjeve është ndër më të vlerësuarat nga përdoruesit- vetëm imagjinoni sa ditëlindje do të harronit po të mos ishte Facebook- është e logjikshme që kompania po bën hapa para për të ofruar më shumë karakteristika rreth saj. Ju gjithashtu mund të transportoni ditëlindjet e miqve tuaj në kalendarët tuaj në internet si Google Calendar, iCal ose Outlook, dhe të shtoni imazhe me temë ditëlindje ose tekste në foto.

Karakteristika e videove të ditëlindjes është pjesë e përpjekjeve të fundit të kompanisë për të sjell më shumë personalizime të Facebook me ndihmën e videove. Vitin e kaluar, Facebook filloi të testojë një karakteristik të quajtur video profili, e cila i lejon përdoruesit të ngarkojnë klipe 7 sekonda .

Kompania vazhdon të nxjerrë karakteristika videoje të personalizuar rreth pushimeve, si fundi i vitit dhe përvjetori i 12-të i Facebook, i cili përmbledh kujtime fotosh me miqtë në klipe që mund të shpërndahen.