Facebook si ushqim në vendlindjen e Malala Yousafzai-t |FOTO|

"Që nga futja e tyre në treg, jo vetëm që i ka dominuar produktet e tjera të ngjajshme por edhe ka zbritur vlerën e tyre në treg," shton ai. Kurse fëmijët e luginës së bukur dhe piktoreske 'Swat' që njëherit është edhe vendlindja e aktivistes për të drejtat e fëmijëve dhe fitueses së çmimit Nobel, Malala Yousufzai, thonë se 'Facebook snacks' janë shumë interesante.

Fun

28/09/2015 18:31

Një senzacion i ri që është përhapur në tregun e luginës ‘Swat’ në Pakistan, nga ku vjen edhe aktivistja e njohur për të drejtat e fëmijëve Malala Yousafzai – ushqime të thata por ajo që bie në sy është emri i tyre, pra ato janë të paketuara nën markën e ‘Facebook.’

A visit to any market in Swat will reveal the new mania which is 'Facebook snacks. — Photo by author

Të emëruara sipas rrjetit social më të njohur social ‘Facebook’ – por nuk kanë asnjë lidhje ndërmjet tyre – por ato janë bërë ushqimi më i njohur për fëmijët e luginës Swat në Pakistan.

Cilindo treg që e vizitoni atje gjithandej do t’a shihni maninë e ‘Facebook snacks’. Dhe për të qenë edhe më interesante atyre i është vendosur slogani ‘Like, Share & Eat / Pëlqe, Ndaj dhe Ha’ dhe si duket kjo strategji marketingu është treguar shumë e sukses’shme për prodhuesit e këtyre produkteve. Kurse fëmijët të cilët prindërit nuk i lejojnë që të përdorin rrjetin social ‘Facebook’ në mënyrë alternative do t’ua tregojnë zgjidhjen e tyre që i bën edhe ata të ndihen pjesë e botës së ‘Facebook-ut’.

Facebook snacks and Facebook go hand in hand. — Photo by author

“Duke qenë dëshmitarë të popullaritetit të pa-imagjinueshëm të ‘Facebook-ut’ si në mesin e të rinjëve ashtu edhe të rriturve, vendosëm që me atë emër t’i emëronim edhe produktet tona. Ideja është treguar shumë e sukses’shme dhe shitjet janë shumëfishuar brenda një periudhe shumë të shkurtër,” rrëfen prodhuesi Ajmal Khan.

 

A young girl munches on Facebook snacks. — Photo by author

“Që nga futja e tyre në treg, jo vetëm që i ka dominuar produktet e tjera të ngjajshme por edhe ka zbritur vlerën e tyre në treg,” shton ai. Kurse fëmijët e luginës së bukur dhe piktoreske ‘Swat’ që njëherit është edhe vendlindja e aktivistes për të drejtat e fëmijëve dhe fitueses së çmimit Nobel, Malala Yousufzai, thonë se ‘Facebook snacks’ janë shumë interesante.

Got Facebook snacks? — Photo by author

Përderisa ‘Facebook snacks’ prijnë si produktet e para më të shitura të këtij lloji, të tjera produkte me emërtime interesante si ‘Drone Baba’ dhe ‘Time Pass’ kanë filluar të popullarizohen. /lajmi.net