Facebook provoi t’i ndihmojë përdoruesit e Parisit të mësojnë gjendjen e më të dashurve të tyre

Përderisa sulmet plasën në Paris, iPhone-i i Victoria Jeanne Lecat u përmbyt nga mesazhet.

Auto & Tek

14/11/2015 20:38

Ajo braktisi qytetin e saj disa javë më parë për të ardhur në Rouen, një qytet në Francë, për studime.

Por, disa miq të saj në SHBA dhe Danimarkë nuk e dinin atë. Kështu, ata filluan të brengosen: A ishte ajo aty kur ndodhi sulmi? A ishte afër stadiumit kur po luante Franca me Gjermaninë?

Screenshot_5

Lecat, 25-vjeçe, morri një njoftim nga Facebook ku thoshte: “A je e sigurt?”. Duke i shikuar lajmet me të dashurin e saj në banesë, ajo klikoi “Po”.

Screenshot_4

Ajo u brengos për më të dashurit e saj në Paris, gjithashtu. “Shumë prej tyre e përdorën këtë veçori të Facebook për të treguar se janë në rregull,” thotë Lecat, shkruan lajmi.net.

Këtë veçori e përdorën edhe shumë shqiptarë të cilët gjendeshin në ato momente në qytetin e Parisit apo që jetojnë aty, gjë që ju ndihmoi për t’i njoftuar të afërmit për gjendjen e tyre në kohë reale.

Screenshot_7

Safety Check (Kontrolli i sigurisë), është veçoria e Facebook, e cila shfaqet sa herë që ka kriza në ndonjë vend të botës. Facebook e kishte prezantuar këtë vegël vitin e kaluar, duke u inspiruar në reagimet e njerëzve pas cunamit që goditi Japoninë më 2011. (lajmi.net)