Facebook prezanton vegla të reja për postime dhe faqe

Në përpjekje për të ndihmuar publikuesit që të lidhen më mirë me audiencën e tyre në Facebook, kompania ka njoftuar sot për një seri të mjeteve dhe përmirësimeve në rrjetin social.

Auto & Tek

11/12/2014 12:54

Këtu është një pasqyrë e mjeteve të reja:

Synimi i interesave
Facebook është duke e bërë më të lehtë për Faqet që të synojnë postimet më saktësisht. Ngjashëm se si mund t’i keni synimet për reklamat dhe postimet e rritura bazuar në interesa të veçanta të audiencës, Facebook është duke e zgjeruar këtë aftësi për postimet organike.

Vendosni një datë për ta hequr postimin
Tani ju mund të vendosni një datë për skadimin e postimit tuaj. Përderisa postimet do të jetë ende në faqen tuaj, ju mund të vendosni një datë për ndonjë postim se kur të ndalojë së shfaquri në kategorinë e “të rejave” tek çdo njeri. Për shembull, nëse vendosni diçka në shitje që është vetëm për sot, nuk do të bënit mirë nëse ky postim të shihej edhe nesër, kështu me këtë opsion ju mund të vendosni që ky postim të shfaqet vetëm sot dhe nesër jo, transmeton Lajmi.net.

Që të dyja këto mjete tani janë në dispozicion për të gjitha faqet.

Publikimet e mençura
Facebook është duke u bërë kureshtarë në atë se çfarë storie në webfaqen e juaj i shpërndani me audiencën tuaj. Kjo veçori e re, është momentalisht e gatshme vetëm tek një numër i kufizuar i mediave, dhe përmes kësaj veçorie në Facebook do të shfaqen automatikisht përmbajtjet më të shpërndara të faqes suaj tek “të rejat” e njerëzve në Facebook të cilët e pëlqejnë faqen tuaj.

Vështrimet e përmirësuara
A u bë ndonjëri prej postimeve tua shumë i popullarizuar dhe ju nuk e keni idenë se pse? Kjo mund të jetë për shkak që një person me shumë ndikim apo një grup muzikor e shpërndau atë në faqen e tyre në Facebook. Kjo është njëra nga njohuritë në të cilën do të keni qasje nga sot, me përmirësimet e shpallura, transmeton Lajmi.net.

Të tjera përmirësime përfshijnë karakteristika analiktike më shumë të sakta dhe vepruese, me një seksion të ri të “Top Url”, i cili shfaqë nivelet e raportimeve përmes Url, dhe është një mënyrë për të hyrë në të dhëna bazë të kornizave të caktuar kohorë, duke përfshirë edhe njohuritë përgjatë orëve.

Këto karakteristika të reja janë të arritshme nga paneli juaj i kontrollit.