Facebook prezanton veçorinë e re

Facebook është duke e bërë faqen e të rejave më shumë personale për ju.

Auto & Tek

09/07/2015 19:54

Rrjeti social ka prezantuar një set të ri të veglave të cilat u japin përdoruesve kontroll më të madh mbi atë se çfarë shohin në ‘News Feed’.

Ju mund t’i rregulloni preferencat e ‘News Feed’, të cilat janë në dispozicion për momentin vetëm në aplikacionin e Facebook për iOS, transmeton Lajmi.net.

Për të rregulluar këto preferenca, ju duhet të shkoni në menynë ‘News Feed Preferences’ në seksionin “more” të aplikacionit të Facebook.

Newsfeed-prefrences-640x580

Menyja e preferencave ka katër seksione të tjera: çfarë të shihni së pari, fshehja e postimeve nga persona të caktuar, ri-lidhja me njerëzit të cilët i keni bërë ‘unfollow’ dhe një tjetër seksion për të zbuluar faqe të reja, transmeton Lajmi.net.

Në katër seksionet, ndryshimi më i madh është të vendosësh prioritet nga kush të shohësh të rejat së pari, që ju lejon t’i zgjidhni faqet dhe personat e caktuar për t’i vendosur në maje të News Feed sapo të hyni në rrjetin social.

Kjo veçori ju lejon që të zgjidhni mbi 30 llogari të Facebook për t’u shfaqur në faqen e të rejave.