Facebook prezanton shërbimin e ri ‘Say Thanks’

Facebook ka njoftuar se ka krijuar një shërbim të quajtur “Say Thanks”, shërbim ky që i lejon përdoruesit t’i shprehin falënderime njëri-tjetrit.

Auto & Tek

13/11/2014 13:22

Tani ka një mënyrë të re për të thënë “Faleminderit që je shoku/shoqja ime” në Facebook.

Rrjeti social njoftoi sot se është duke e lansuar një shërbim të ri të quajtur “Say Thanks”, që i lejon përdoruesit të dërgojnë video karta tek miqtë dhe familja, transmeton Lajmi.net.

Shërbimi është lansuar sot, sipas zëdhënësit të Facebook, kështu që për momentin ky shërbim mund të ketë disa probleme për disa përdorues.

Pasi të bëhet i gatshëm për të gjithë, përdoruesit do të jenë në gjendje të dërgojnë vegëza “Say Thanks” si në pajisjet Desktop ashtu edhe në ato mobile.

Për momentin ky shërbim nuk është i gatshëm në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhët si Angleze, Frënge, Gjermane, Indoneziane, Italiane, Portugeze dhe Turke.

Konsideroni këtë si një mënyrë tjetër për të shfaqur ndjenjat në Facebook.