Facebook prezanton butonin për mbledhjen e fondeve (Video)

Përmes një butoni personal, tani mund të ngritni fonde. Kështu njofton Facebook, me zgjerimin e veglave në faqen e tyre, transmeton lajmi.net

Auto & Tek

01/04/2017 16:44

Kjo vegël ua mundëson përdoruesve që të mbledhin para për fushata të ndryshme, si për shkollë, situata emergjente, njerëz në nevojë dhe më shumë.

Ky buton do të jetë i hapur fillimisht vetëm për përdoruesit në SHBA, në versionin Beta. Butoni “donate” (dhuro) realizohet në transmetimet live në rrjet. /Lajmi.net/