Facebook po na përgjon?!

Prej momentit të parë të krijimit të rrjeteve sociale gjithnjë ka pasur debate të forta se sa e sigurt është privatësia jonë në botën e pafundme të internetit dhe sa i lartë është rreziku i keqpërdorimit të këtij informacioni.

Auto & Tek

08/11/2017 10:36

Ndërsa Facebook këmbëngul se asnjë informacion nuk keqpërdoret nga pala tretë, postimi i Jen Lewis nga Brooklyn, në SHBA, tregon krejtësisht të kundërtën.

Një reklamë që i është shfaqur asaj në internet, një modeleje që reklamonte një veshje të caktuar, ka qenë e njëjta me ato që Jen kishte të veshur në atë moment. Madje për ta provuar ajo ka postuar edhe një foto duke marrë qëndrim të njëjtë me modelen, ku dallohet fare qartë ngjashmëria mes veshjeve.

Statusi i saj është shpërndarë mijëra herë, me komentues të shumtë që vënë edhe njëherë në dilemë se sa të sigurt jemi nga rrjetet sociale, aq më tepër për informacioni që nuk i kemi bërë kurrë publike.