Facebook po e teston një ndryshim të madh, a është kjo veçoria që i duhej?

Facebook është duke e testuar një veçori të re në komente

Auto & Tek

09/02/2018 14:39

TechCrunch raporton se Facebook është duke e testuar një opsion “downvote”, që do të shfaqet në komentet e përdoruesve.

Ka kohë që përdoruesit e Facebook po e kërkojnë një buton “Dislike”, në mënyrë që të shprehin pakënaqësitë e tyre me një koment, por ky buton nuk duket se do ta ketë këtë funksion.

Një zyrtar i Facebook-ut ka deklaruar se për momentin, ky opsion po testohet vetëm në disa përdorues të caktuar në SHBA.

“Nuk po e testojmë një buton për “dislike”. Kjo veçori do të na ndihmojë ne që të marrim sinjale me anë të të cilave do të shohim postime që potencialisht nuk përputhen me rregullat tona”, ka thënë ky zyrtar.

Kështu duket ky buton:

Për momentin nuk dihet nëse kjo do të implementohet në afatgjatë ky buton, kurse Facebook ka siguruar se nuk do të ndikojë në renditjen e postimeve në News Feed apo në algoritëm.