Facebook po e përmirëson veglën e marrëdhënies (Foto)

Facebook është bërë një vend për t’i ndarë edhe momentet më të rëndësishme të jetës, prej të cilave njerëzit zgjedhin edhe marrëdhëniet.

Auto & Tek

19/11/2015 20:48

Kur një marrëdhënie përfundon, keni dëgjuar njerëzit të ankohen për veglat të cilat nuk janë në dispozicion në Facebook.

Por, duke filluar nga sot, Facebook është duke e testuar një vegël që t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë atë se si bashkëveprojnë me ish-partnerët e tyre në Facebook pasi marrëdhënia të përfundojë, transmeton lajmi.net.

Kur njerëzit e ndryshojnë statusin e marrëdhënies për të treguar se nuk janë më në marrëdhënie, atyre do t’ju sugjerohet që t’i provojnë këto vegla:

twophones

Që të shohin më pak postime apo fare nga ish-partnerët në Facebook pa pasur nevojë që ta bllokojnë atë apo ta fshijnë nga lista e miqve.

inphone_seeless

Ata nuk do të shfaqen në faqen e të rejave dhe nuk do t’ju sugjerohen që t’ju shkruani kur dëshironi të shkruani një mesazh të ri apo të etiketoni ndonjë shok në foto.

inphone_limit

Fotografitë, videot dhe statuset nga ta nuk do t’i shihni më.

changepastposts
Mund ta kontrolloni atë se kush mund t’i shikojë postimet tuaja të kaluara me ish-partnerin dhe ta ç’etiketoni veten nga postimet që i keni bërë me të. (lajmi.net)