Facebook po e humbë popullaritetin e tij tek të rinjtë

Popullariteti i Facebook tek të rinjtë është duke rënë, të paktën kështu thotë një sondazh i ri i nxjerrë nga një kompani amerikane.

Auto & Tek

03/02/2015 17:55

Facebook është duke e humbur popullaritetin shpejtë tek të rriturit e rinj dhe tek adoleshentët. Kjo është konfirmuar nga një sondazh i ri.

Magid Associates ka kryer një sondazh në internet, i cili ka zbuluar se një numër i madh i përdoruesve në mes moshës 13 dhe 21 vjeç e kanë braktisur rrjetin social, transmeton Lajmi.net.

Por, cila është arsyeja për këtë?
Sipas ekspertëve, arsyeja për këtë largim është për shkak që familjarët e tyre kanë filluar ta përdorin Facebookun shumë, dhe për këtë, ata kanë ngurruar të postojnë fotografi dhe t’i shpërndajnë mendimet e tyre në rrjet, nga dëshira që familjarët e tyre mos t’i shohin.

Edhe rrjetet e tjera sociale e kanë fajin pse Facebook është duke e humbur popullaritetin e tij. Instagram – që është pronë e Facebook – ka pasur një rritje të përdorimit për 25% në vitin që lamë pas.