Facebook planifikon të shkrijë WhatsApp, Instagram dhe Messenger

Çdo aplikacion do të qëndrojë i ndarë nga njëri-tjetri.

Auto & Tek

28/01/2019 12:45

Gjigandi i teknologjisë, Facebook njofton shkrirjen e WhatsApp, Instagram dhe Messenger.  Lëvizja pretendon të krijojë “ eksperiencën më të mirë të mesazheve”, për miliona përdorues përgjatë botës që përdorin aplikacionin e Facebook.

Çdo aplikacion do të qëndrojë i ndarë nga njëri-tjetri, megjithatë infrastruktura lidhëse e mesazheve do të jetë e bashkuar.

Një folës nga Facebook u shpreh se bashkimi do të mundësojë një platformë mesazhesh që është “e shpejtë, e thjeshtë, besueshme dhe private”, transmeton “Alsat M”.

Ende nuk ka detaje por bashkimi pritet të bëhet vitin tjetër, raportoi New York Times.