Facebook planifikon të kujdeset për shëndetin e përdoruesve

Rrjeti social do t'i bashkohet Google dhe Apple në fushën e kujdesit shëndetësor të përdoruesve të tij.

Auto & Tek

03/10/2014 20:30

Raportohet se Facebook së shpejti ka planifikuar që të hyjë në fushën e kujdesit shëndetësor, duke i ndjekur kështu hapat e Apple dhe Google të cilët janë duke zhvilluar gjurmime shëndetësore dhe aplikacione monitoruese të shëndetit, transmeton Lajmi.net.

Tre burime shumë të afërta me Facebook, raportuan se planet e kompanisë janë të qarta, pasi që kompania ka mbajtur takime me profesionistët mjekësor dhe është duke krijuar një departament të ri për të testuar shërbimet dhe aplikacionet shëndetësore.

Planet e kompanisë për kujdesin shëndetësor janë ende në zhvillim, por një ekip raportohet se është duke kërkuar krijimin e një aplikacioni të “kujdesit parandalues”, i dizajnuar për të ndihmuar njerëzit të jetojnë jetë më të shëndetshme, transmeton Lajmi.net.

Një grup tjetër ka filluar hulumtimet për krijimin e një “mbajtësi” online të komuniteteve që i lidhë përdoruesit e Facebook që vuajnë nga të njëjtat sëmundje.

Ideja është frymëzuar nga ekipi i Facebook, të cilët kishin vërejtur se shumë përdorues të Facebook janë me sëmundje kronike që kërkojnë këshilla dhe të tjerë që vuajnë nga sëmundje të njëjta.