Facebook pësoi një “shuarje” në server sot

Nëse keni përjetuar probleme për tu kyçur sot në Facebook, nuk jeni i vetmi që keni pasur probleme.

Auto & Tek

01/08/2014 23:50

Faqja pësoi një “shuarje” të serverit për shumicën e përdoruesve në botë rreth orës 12:00 sot, të premten.

Përdoruesit filluan të kishin qasje në Facebook rreth 30 minuta më vonë, bazuar në disa cicërima në Twitter.

Faqja kur u rikthye në funksion serveri i saj ishte më i dobët dhe kyqja në faqe vanonte pak më shumë.

Faqja i’u kthye normales gjatë orës 14:00.