Facebook paralajmëron Albano Bogdon se do i mbyllin profilin, ja arsyeja

Aktori i “Apartamentit 2XL” Albano Bogdo ka mbajtur qëndrime kritike në Facebook, sa i përket ngjarjeve të ndryshme në vend.

ShowBiz

25/05/2016 16:41

Por mesa duket Facebook ka nisur të “çensurojë” disa prej postimeve të Bogdos, i cili është shprehur i acaruar për këtë fakt.

“Sa e çuditshme. Një ditë pas statusit që bëra dje, më erdhi sot një paralajmërim nga FB, i cili më njoftonte se profili im do mbyllet, nqs nuk i respektoj edhe një herë tjetër Standartet e Komunitetit.

Dmth po behëmi si Turqia. Po na çensurojnë edhe fb. Mesa duket, po më thonë me stil, që mos të merrem me këto punë, të them vetëm barsoleta në fb”, thotë ndër të tjera aktori.