“Facebook”, një eksperiment?

Një zot e di se çfarë i bën ai trurit të fëmijëve tanë! Njeri prej themeluesve te “Facebook”-ut, ish-presidenti i tij Sean Parker, ka bërë miliarda si aksioner i hershem i rrjetit social, por sot është kthyer në një zë të fuqishëm kundër gjigantit të rrjeteve sociale në krijimin e të cilit kishte ndihmuar edhe vetë.

Auto & Tek

15/11/2017 21:19

“Facebook”, thotë Parker, shfrytëzon cënueshmërinë e psikologjisë njerëzore, pra dobësitë psikike të gjithsecilit dhe vë në rrezik shëndetin mendor të të miturve.

Krijuesit e kompanisë, nga sa pohon Parker në një lloj “mea culpa” të vonuar, e kanë ngritur platformën me qëllimin e qartë që ajo të tërhiqte sa më shumë vëmendje njerëzore.

Ai praktikisht ndryshon marrëdhënien tënde me shoqërinë, shpjegon 37-vjeçari, e mbase në mënyra të çuditshme ndikon edhe tek produktiviteti i individit.

Parker dha dorëheqjen në 2005-n pas një skandali kokaine e tashmë, ish-hakeri që themeloi ëebsite-n “Napster”, është shndërruar në një “kundërshtues të ndërgjegjshëm” të rrjetit social. Skanimi i trurit që tregon varësinë ndaj “Facebook”-ut dhe internetit në përgjithësi ka rezultuar i ngjashëm me atë të varësisë ndaj drogës.

Instagrami, gjithashtu i zotëruar nga kompania e Mark Zuckerbergut, ka sipas disa studimeve impaktin më të keq tek vetëvlerësimi i të rinjve dhe ndikon negativisht tek gjumi e imazhi që njerëzit kanë për trupin e tyre, si dhe ushqen frikën e përjashtimit.