Facebook në 2015: Dronë dhe realitet virtual

Facebook ka tejkaluar kapacitetin e një rrjeti social, duke rivalizuar tashmë kompani mjaft të mëdha gjatë këtij viti. Por çfarë pritet në vitin e ardhshëm nga ky rrjet gjigand social?

Auto & Tek

22/12/2014 17:54

Më herët këtë vit, Facebook u ‘kthjell’ nga rivaliteti i Snapchat duke blerë kështu aplikacionin për mesazhe WhatsApp për 16 miliardë dollarë në shkurt. Aplikacioni, i cili tani thuhet se i ka rreth 600 milionë përdorues aktiv në muaj, ka shtuar një shumë marramendëse në totalin e fitimeve të kompanisë. Por, edhe pas blerjes së këtij aplikacioni, popullariteti i Snapchat nuk ra.

Një përgjigje tjetër ndaj Snapchat ishte edhe Slingshot, një aplikacion ky për mesazhe gjithashtu. Pak më vonë, kompania gjithashtu shtoi edhe një karakteristikë të re në Instagram të quajtur Bolt – karakteristikë kjo që u lejonte përdoruesve të dërgonin mesazhe të përkohshme të cilat zhdukeshin pas leximit, transmeton Lajmi.net.

Duke parë lëvizjet e shumta të Facebook, kompania nuk duket se ka në plan vetëm mbushjen e boshllëkut në hapësirat e aplikacioneve, por ajo do të vazhdojë të eksperimentojë në vitin 2015 me plane të reja.

Realiteti virtual

Kur Facebook kishte blerë kufjet e realitetit virtual Oculus Rift për 2 miliardë, kjo i kishte shokuar shumë industri të cilat e kishin shikuar pajisjen e lansuar nga Kickstarter si një kuriozitet. Facebook thotë se e ardhmja e kompjuterikes janë këto kufje. Gjatë vitit të ardhshëm pritet që bisedat në Facebook të kryhen përmes këtyre kufjeve të realitetit virtual. Të paktën kështu ka njoftuar kompania për idetë dhe planet e ardhshme, që mendon ta fusë pajisjen në shkollat e mesme.

Dronët për qasje në internet

Facebook ka në plan që të përdorë dhe krijojë dronë si pjesë e ndihmës së tyre për të sjellë qasje në internet dhe wireless në vende të cilat nuk kanë qasje, të tilla si Afrika, transmeton Lajmi.net.

Drejtori i Laboratorit Facebook Connectivy, Yael Maguire thotë se kompania shpreson që ta arrijë qasjen në internet përmes dronëve në ajër gjatë vitit 2015.

Natyrisht, Facebook do të sjellë edhe disa befasi të pazbuluara vitin e ardhshëm, si në fushën e aplikacioneve mobile, shpikjeve të reja dhe duke shkuar kështu thellë e më thellë në kërkime të reja, por për momentin viti 2015 pritet që të jetë një vit i eksperimenteve dhe planeve afatgjata të rrjetit më të madh social në botë.