Facebook mund ta bëjë edhe këtë ndryshim, çfarë mendoni ju?!

Facebook po teston një mënyrë të re për postimin e videove.

Auto & Tek

19/04/2018 16:50

Tipari i quajtur Premieres lejon të postoni një klip të regjistruar më parë sikur të ishte një moment i gjallë.

Ky tipar do t’u lejojë njerëzve të përjetojnë video të reja – si trailer filmash, shfaqje të Facebook Watch ose klipe të rinj nga njerëzit që ndjekin – së bashku me ndjekësit e tjerë dhe në kohë reale.

Nëse konkludohet se kjo mënyrë është me efikase, Premieres do të futet në funksion në fund të vitit.