Facebook, miliona dollarë për shtëpitë diskografike – Lajmi.net
Facebook, miliona dollarë për shtëpitë diskografike
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 13:43, 6 September 2017
Të ngarkosh një video në Faceboook, me muzikë në sfond, pa u shqetësuar se mund të ndalohet nga vetë rrjeti social, pasi ka probleme me të drejtat mbi atë muzikë që ke zgjedhur.

Kompania e Mark Zuckerberg është gati të vendosë në tavolinën e shtëpive kryesore diskografike qindra miliona dollarë, për të lejuar përdoruesit e tij të postojnë video muzikore të autorizuara.

Sipas Bloomberg, Facebook ka synim të vendosë një program i cili me një flamur do të shënojë muzikën që cënon të drejtat e autorit.

Por agjencia financiare vëren se duhet pak kohë për këtë, dhe të paktën dy vjet që programi të jetë gati. Ndërkohë editorët duan të rikompensohen në një farë mënyre, se sa të vihen në gjueti të të gjitha videove që ngarkohen në mënyrë ilegale për të kërkuar dëmshpërblim. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Facebook, Shtepi diskografike

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball