Facebook Messenger tregon nëse jeni zgjuar apo fjetur

Një programer ka zbuluar një mënyrë për të gjurmuar zakonet e fjetjes të miqve të tij, duke shikuar në të dhënat e aktivitetit që rrjeti social i ka në dispozicion.

Auto & Tek

04/03/2016 12:45

Informata që faqja e dërgon jashtë mund të përdoret për të krijuar një pikturë komplete të asaj kur njerëzit janë zgjuar dhe fjetur, pa dijeninë e tyre, transmeton Gazeta Express.

Vegla përdorë informacione rreth asaj kur njerëzit e kontrollojnë Facebook-un dhe Facebook Messenger-in, dhe përdorë atë për të vendosur nëse ata janë zgjuar apo fjetur.

Pasi që njerëzit kanë tendencë t’i hapin aplikacionet pak para se të shkojnë në shtrat dhe pak pasi të zgjohen, është lehtë t’ia qëllosh kur një njeri është me të vërtetë zgjuar.

Por, duket se Facebook do ta largojë këtë dhe përdoruesit do të mund ta heqin njoftimin e “Last Active” në mënyrë manuale.