Facebook Messenger tani edhe në web

Tani ju do të mund të qaseni në Facebook Messenger edhe në web dhe të bisedoni direkt nga kompjuteri juaj. Por, ju mund të bisedoni në Facebook në web si zakonisht, kështu që përse kjo ndarje?

Auto & Tek

09/04/2015 15:26

Sipas Facebook, vegla e Messenger do t’i ndihmojë përdoruesit që të bisedojnë “pa pengesa” të cilat mund të vijnë në faqen kryesore të rrjetit social Facebook në web.

Rrjeti social e zbuloi versionin web të Messenger sot. Produkti është i qasshëm në Messenger.com dhe punon jashtë Facebook-ut, transmeton Lajmi.net.

Por, vegla e Messenger natyrisht që ju kërkon llogarinë e Facebook për të pasur qasje në të. Messenger.com është për përdoruesit të cilët dëshirojnë të bisedojnë pa u penguar nga lajmërimet që vijnë nga Facebook.

Nëse bisedoni përmes Facebook, kjo do të thotë se faqja e të rejave dhe profilet e miqve tuaj janë aty. “Messenger.com është një mënyrë për ta mbajtur bisedën në fokus… Facebook nuk e ka në plan që ta heqë platformën për mesazhe nga shërbimi i webfaqes”, tha kompania, transmeton Lajmi.net.

Kompania tashmë një kohë e promovonte aplikacionin e Messenger, duke iu kërkuar përdoruesve që të shkarkojnë aplikacionin e ndarë të Messenger në mënyrë që të mund të bisedojnë në Facebook.