Facebook Messenger shton një lidhëse të dedikuar për grupe

Përdoruesit do të shohin një lidhëse të re të dedikuar për “Grupe”, për diskutime në grup. Në vend të përzierjes së bisedave një-në-një në grup, ju tash mund t’i ndani diskutimet në grup në një skedë të veçantë. Ju gjithashtu mund t’i shihni diskutimet ekzistuese të grupit ose të filloni një diskutim të ri në…

Auto & Tek

28/03/2014 20:32

Përdoruesit do të shohin një lidhëse të re të dedikuar për “Grupe”, për diskutime në grup. Në vend të përzierjes së bisedave një-në-një në grup, ju tash mund t’i ndani diskutimet në grup në një skedë të veçantë.

Ju gjithashtu mund t’i shihni diskutimet ekzistuese të grupit ose të filloni një diskutim të ri në grup nga i njëjti ekran.

Kur krijoni një grup ju duhet të shkruani një listë të njerëzve, një foto dhe një emër.

Pas kësaj, ju mund të filloni të flisni menjëherë. Pasi që bisedat në grup ndonjëherë mund të bëhen shumë të zhurshme, ju mund t’i heshtni (mute) bisedat për një orë, gjatë tërë natës ose derisa t’i lëshoni njoftimet përsëri.

Lidhësja e re për grupe është shumë e thjeshtë. Grupet tuaja të bisedave do të vazhdojnë të shfaqen në skedën kryesore, kështu që skeda e grupeve të reja është vetëm një grup i shkurtesave për grupet tuaja të përhershme.

Nëse nuk keni nevojë që ta mbani një grup, ju mund ta hiqni atë.

Pas blerjes së WhatsApp, duket se Facebook është ende duke punuar me Messenger që ta bëjë atë edhe më të mirë.

Pasi që karakteristikat e mesazhimeve në grup janë shpesh si një çelës kryesorë, ta bësh pak më të mirë përvojën e grupit në Facebook Messenger do të ndihmojë kompaninë që ti mbajë përdoruesit e tij aktiv.