Facebook Messenger prezanton veçorinë e re ‘Chat ID’

Përditësimi i ri do të përfshijë detaje të përdoruesve të tilla si vendndodhja e tyre, puna aktuale, dhe informacione të tjera përkatëse.

Auto & Tek

22/05/2015 13:01

Nëse ju shkruan dikush të cilin nuk e keni në listën e miqve në Facebook dhe nuk keni asnjë ide se kush është, atëherë ju nuk do të keni nevojë më që ta pyesni apo t’ia kontrolloni profilin para se të filloni bisedën.

Sot, Facebook Messenger ka prezantuar veçorinë e re të quajtur ‘Chat ID’ – veçori kjo e cila do t’ju japë informata për personin që ju ka shkruar pa hyrë fare në profilin e tij, transmeton Lajmi.net.

Përditësimi i ri do të përfshijë detaje të përdoruesve të tilla si vendndodhja e tyre, puna aktuale dhe informacione të tjera përkatëse.

Përditësimi është i gatshëm për përdoruesit në Indi, Francë, SHBA dhe Britani të Madhe. Përditësimi është i gatshëm për iOS dhe Android.