Facebook Messenger me kamerë të re (Video)

Falë strategjisë së komunikimit vizual të Snapchat, Facebook ka lansuar sot një kamerë të re “artistike” në Messenger.

Auto & Tek

16/12/2016 20:47

Kamera e Messenger mund të bëjë grafika të panumërta në videot dhe fotografitë tuaja.

Sapo të vendosni të shkruani diçka mbi video ose foto, shkrimi shndërrohet në art që e bën përmbajtjen tuaj të duket shumë më artistike, transmeton Gazeta Express.

Nëse Messenger e di kuptimin e tekstit tuaj në një nga 15 gjuhët e njohura, atëherë aplikacioni do të ofrojë filtera të ndërlidhur me art.

Për të gjithë ata që qëndrojnë shumicën e kohës në Messenger, kjo është kamera e re:

YouTube player