Facebook mendon ta krijojë butonin “Nuk e pëlqej”

Facebook është duke menduar për disa mënyra të tjera me të cilat përdoruesit do të mund t’i shfaqnin ndjenjat e tyre edhe përveç butonit ‘Pëlqej’, tha Mark Zuckerberg të enjten.

Auto & Tek

12/12/2014 12:37

“Ne jemi duke menduar për të”, tha Zuckerberg kur ai u pyet nëse rrjeti social do ta fuste butonin shumë të kërkuar “Nuk e pëlqej”.

Ai tha se njerëzit shpesh duan të reagojnë për postimet që ata shohin në Facebook dhe nuk i pëlqejnë, transmeton Lajmi.net.

“Gjithkush ndonjëherë ia pëlqen dikujt postimet vetëm sa për t’i lënë përshtypje apo sa për të krijuar një simpati për ta. Por ka raste kur ju dëshironi që të shtypni një buton por një i tillë si ‘Pëlqej’ nuk është i përshtatshëm për atë postim”, shtoi ai.

Facebook është duke menduar për butonin “Nuk e pëlqej”, thotë Zuckerberg, por jo në atë mënyrë si të butonit ‘Pëlqej’.

“Ne duhet të gjejmë një mënyrë të drejtë për ta bërë këtë, që kjo të jetë një gjë e mirë, e jo një e keqe”, tha ai – sepse një ‘nuk e pëlqej’ apo një mendim tjetër negativ mund të përdorej lehtë për arsye të gabuara. Kjo nuk është hera e parë që Zuckerberg po mendon rreth këtij butoni, ai kishte bërë komente të ngjashme edhe në vitin 2010.

Qëllimi, shtoi Zuckerberg, është që ta bëjmë rrjetin social një “pasqyrim të marrëdhënieve reale botërore”.
Si do të dukej butoni 'nuk e pëlqej'