Facebook mendon edhe për ndarjen

Dashuria mendohet si gjëja më e bukur në botë – deri në momentin që përfundon. Kur kjo ndodh, gjëja e vetme që duam është të mos kemi asnjë kontakt me njeriun që na lëndoi.

Auto & Tek

20/11/2015 00:00

Rrjetet sociale si Facebook ofrojnë opsione shtesë për lidhjet e komplikuara, sidomos kur një lidhje përfundon në ndarje. Rrjeti social po teston tani një veçori të re për të zbutur goditjen nga ndarja. Kjo veçori e re lejon përdoruesit të shohin më pak përmbajtje nga ish partnerët e tyre, pa pasur nevojë që t’i bllokojnë apo t’i heqin nga shokët në Facebook.

Facebook 2Nëse vendosni që mos t’i bëni bllok ish të dashurit apo të dashurës në Facebook, veçoria “Take a Break” do t’ju lejojë të “shihni më pak nga [vendosni emrin e ishit tuaj].” Kështu, kur të ndryshoni statusin e marrëdhënies, Facebook do të sigurohet që mos të shihni emrin e ishit tuaj në Furnizuesin e Lajmeve. Ju mund të shikoni gjithashtu postimet e vjetra me këtë persona dhe të hiqni etiketimin. Ishi juaj nuk do të jetë në dijeni të këtyre ndryshimeve.

Ju mund edhe t’i largoni nga shokët apo t’u bëni bllok, edhe pse kjo e fundit është si ta vrasësh. Gjithsesi, në luftë dhe dashuri gjithçka lejohet, apo jo?