Facebook me rregulla të reja: këto lloj fotosh nuk do të lejohen më!

Facebook thotë se ekipi e tyre do të përdorë një sistem të veçantë për të parandaluar foto të padëshirueshme të qarkullojnë në këtë rrjet social, si edhe në Instagram.

Fun

11/11/2017 13:33

Para se të bllokohet një foto e tillë, fotot tuaja intime do të duhet që fillimisht të kontrollohen nga vetë stafi i Facebook-ut.

Zyrtarët e Facebook-ut kanë treguar se ajo fotografi duhet të shqyrtohet nga një person me qëllim që të sigurohet se fotot e ngarkuara i përshtaten lejueshmërisë.

Por tjetra është se fotografitë do të bëhen ‘blur’ (mjegullohen), do të ruhen në Facebook dhe “do të jenë në dispozicion për një numër të vogël të njerëzve”.

Sipas zyrtarëve të Facebook, një person duhet ta shikojë fotografinë e cila duhet të jetë e qartë në mënyrë që të vendoset se a bën të bllokohet për publikim në rrjete sociale apo jo, transmeton dita.al

Kjo politikë tregon se përdoruesit e Facebook mund të kenë më shumë shanse për të parandaluar cenime të tilla të integritetit personal dhe dëmtime të imazhit.