Facebook me risi për fundvit (FOTO)

Facebook prapë është duke ua mundësuar përdoruesve të saj që t’i shpërndajnë momentet më të mira të vitit 2015 me risinë e saj “Year in Review”.

Fun

18/12/2015 10:12

Por, këtë herë Facebook është duke u munduar që të i largojë kujtimet e këqija nga ju.

Vitin e kaluar, Eric Meyer e kishte bërë një shkrim ku kishte përshkruar se si Facebook e kishte vënë fotografinë e vajzës së tij të vdekur në qendër të karakteristikës “Year in Review”, raporton lajmi.net.

Vitin e kaluar ai shkrim kishte bërë bujë në të gjithë botën, dhe prandaj Facebook këtë vit është duke u munduar që të iu shmanget situatave të njëjta.

Kjo do të thotë që ju më nuk do të shihni fotografi të ish të dashurave/dashurëve tuaj, fotografi të atyre që më nuk janë në këtë botë etj.

Dhe për ta zgjidhur këtë problem, Facebook tani i lejon përdoruesit e saj që t’i zgjedhin fotografitë e “Year in Review” para se të publikohet.

Facebook fillimisht i zgjedh 10 fotografi të juajat automatikisht, por pastaj përdoruesit mund të zgjedhin fotografi tjera dhe t’i ndryshojnë ato.

Kur të publikohet artikulli, përdoruesit prapë mund të shkojnë në faqen e “year in Review” dhe t’i ndryshojnë fotografitë nëse dëshirojnë.

Për t’i parë momentet e juaja më të mira në Facebook gjatë vitit 2015 vetëm hapeni linkun më poshtë dhe shikojeni koleksionin e fotografive që Facebook e ka përzgjedhur për ju.

https://www.facebook.com/yearinreview

/lajmi.net