Facebook me një veçori të re për biznese të restauranteve

Në Facebook ekzistojnë shumë veçori për restaurante dhe kafeteri të cilat tashmë e promovojnë biznesin e tyre duke përdorur faqen në Facebook, por rrjeti social tani do të lejojë që restaurantet ta ngarkojnë tërë listën e tyre të ushqimeve në Facebook.

Auto & Tek

24/05/2014 01:03

Duke përdorur një vegël të quajtur SinglePlatform, pronarët e restaurantit mund të ngarkojnë listen e tyre të ushqimeve me të gjitha të dhënat e tyre, duke përfshirë çmimet për çdo ushqim.

Për ta ngarkuar listën e tyre të ushiqmeve, pronarët e restauranteve duhet ta krijojnë listën në formatin PDF, dhe më pas ta ngarkojnë atë në faqen e tyre në Facebook që të bëhet e gatshme për vizitorët.

Kjo karakteristikë do të bënte që restaurantet të cilat i promovojnë çmimet e tyre, ta braktisin platformën Flash të menyve nëpër webfaqet e tyre personale.

Tani nëse jeni të uritur, jo vetëm që do ta gjeni restaurantin më të afërt për të shkuar përmes Facebook, por do të jeni në gjendje që ta shihni tërë menynë e tyre për të parë çmimet dhe atë çfarë ofrojnë.