Facebook me një tjetër ndryshim (Foto)

Facebook është duke e ndryshuar faqen e të rejave përsëri.

Auto & Tek

05/12/2015 18:45

Këtë herë, rrjeti social është duke e rregulluar atë në mënyrë që ta bëjë më të lehtë për njerëzit që t’i injorojnë disa postime të pakëndshme të cilat mund të shfaqen në faqen e tyre kryesore.

Ky ndryshim po ndodh për shkak të raportimeve të mëdha që rrjeti social po merr nga disa përdorues për disa faqe, transmeton lajmi.net.

image-2

Veçoria, për të cilën Facebook thotë se po lëshohet për mijëra përdorues në ditë, i pyet përdoruesit që të zgjedhin mes dy postimeve të pakëndshme.

Facebook thekson se ky ndryshim mund të ndikojë veçanërisht në postimet mashtruese, eksplicite dhe që janë kundër rregullave të rrjetit social, që shpesh shpërndahen shumë dhe marrin shumë komente. (lajmi.net)