Facebook me një ndryshim të ri në shfaqjen e videove

Videot në Facebook tani do të ju përcjellin përderisa ju do të bëni "scroll" në faqen e të rejave.

Auto & Tek

08/07/2015 10:06

Nëse dëshironi të shikoni një video në Facebook, tani ju mund ta bëni këtë pa u ndalur në faqen e të rejave.

Facebook është duke lansuar një veçori të re e cila ju lejon që të ‘nxirrni’ jashtë videon nga vendi i postuar dhe më pas videoja do të qëndrojë anash dhe do të ju përcjellë përderisa ju gjurmoni në faqen e të rejave, transmeton Lajmi.net.

Kjo veçori duket kështu:
facebookvideopopout

Nëse e keni të aktivizuar këtë veçori, ju do të jeni në gjendje që të klikoni me maus ikonën e katrorit të vogël që shfaqet në video, për ta dërguar videon në këndin e poshtëm të majtë të ekranit, dhe më pas videoja do të qëndrojë aty përderisa ju gjurmoni.