Facebook më në fund vendos opsionin që e dëshirojnë të gjithë

Rrjeti shoqëror Facebook aktualisht po teston opsionin “dislike”, por jo në komente, ku shumica shpresojnë ta shohin, por në mesengjer, shkruan TechCrunch.

Auto & Tek

07/03/2017 00:08

Opsioni mundëson që përdoruesi në chat të ketë disa “reaksione”, në mesin e të cilëve edhe “dislike”.

Nga Facebook konfirmuan se aktualisht disa nga përdoruesit po kryejnë testimin e këtij opsioni dhe nëse rezultatet do të jenë pozitive, atëherë mund ta përdorin të gjithë.

Përdoruesit që një kohë të gjatë kërkojnë vendosjen e opsionit “dislike” në komente, por nga Facebook kanë refuzuar të bëjnë një gjë të tillë pasi mendojnë se kjo do të rezultonte me një negativitet të madh në këtë rrjet shoqëror.